Qytetarët e Kosovës kanë besuar për një Kosovë ndryshe!

 

Shkruan Faik KRASNIQI  

 

Asnjë qytetar i Kosovës nuk do të kishte besuar që 16 vjet pas luftës, shteti i Kosovës do të ballafaqohet me mijëra probleme që sot ka vendi ynë! Me mbi gjysmën e popullatës të papunë, ekonomi të shkatërruar, arsim të degraduar, shëndetësi të rrënuar dhe me drejtësi të kapur nga mafie-politika! Para luftës, asnjë qytetar i Kosovës, nuk do të kishte besuar që Kosova do të shndërrohej në një shtet me politikanë multimilionerë, të pasuruar të paligjshëm në kurriz të popullit, e shumica e popullatës do të jetojnë në varfëri të skajshme! Asnjë qytetar i Kosovës nuk do të kishte besuar, që Kosova edhe pas 16 viteve liri, do të jetë populli më i izoluar në Evropë, e në anën tjetër shumica e shteteve postkomuniste, ka më shumë se një dekadë që janë pjesë e BE-së! Madje edhe Moldavia e ”varfër” e fitoi liberalizimin e vizave para nesh!   Qytetarët e Kosovës kanë besuar për një Kosovë ndryshe! Për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, për një Kosovë ku do të sundonte ligji i së drejtës! Për një Kosovë me arsimim dhe shëndetësi të avancuar! Por kjo klasë politike e kriminalizuar dhe e korruptuar, këtë shtet e bënë një shtet mafioz dhe këtij populli në vend që t’ia sillnin progresin dhe zhvillimin, ata ua sollën skamjen dhe mjerimin! Korrupsioni nëpër institucione, kontrabanda nëpër Dogana, informaliteti, zhvatja e parasë publike, keqpërdorimet po vazhdojnë me ritëm të njëjtë, sikurse në qeverisjet e kaluara. E shohim çdo ditë se sa keqpërdorime bëhen, me paratë e taksapaguesve të Kosovës, nga pushtetarët dhe politikanët milionerë, që jetojnë në superluks në Kosovën e varfër. Alternativa e vetme dhe që mund ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje e mjerueshme, është që deri në përgatitjen e zgjedhjeve të reja, të kemi një qeveri ekspertësh dhe të krijohet një formacion i ri politik, i përbërë nga intelektualë të rinj, profesionistë, me integritet të lartë dhe të panjollosur, me të cilët do të kishim zhvillim të hovshëm ekonomik! Vetëm kjo klasë e re politike, do ta pastronte skenën politike nga mafie-politika, që për 16 vjet Kosovën e kanë bërë një shtet xhungël!   Tek atëherë Kosova do të bëhej një shtet ku do të kthehej besimi i qytetarëve të Kosovës ndaj shtetit dhe prespektiva për të jetuar dhe punuar këtu! Një shtet ku do të mbisundonte ligji i së drejtës, një shtet i zhvilluar ekonomikisht, me hapje të mijëra vendeve të reja të punës, me arsim dhe shëndetësi të avancuar dhe integrim sa më të shpejt drejt BE-së! Kjo është e vetmja alternativë nëse duam ta shpëtojmë Kosovën nga falimentimi, alternativë tjetër nuk ka, sepse me këtë kastë të vjetër politike, me këta politikanë milionerë që u pasuruan pas luftës në kurriz të këtij populli, me këta politikanë të degraduar, të kriminalizuar, të korruptuar, të konsumuar, shteti do të falimentojë tërësisht. Kasta e vjetër politike, e kriminalizuar dhe e korruptuar deri në fyt, për 16 vjet na e dëshmuan se çfarë janë në gjendje t’i bëjnë shtetit të Kosovës dhe popullit të saj, ta shkatërrojnë dhe ta degradojnë deri në themel!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT