Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bashkëbiseduar me qytetarët e Qubrelit, të hënën.

Para shumë qytetarëve, Lushtaku ka paraqitur vizionin e tij të qeverisjes në katër vitet e ardhshme, ka shpalosur projektet që do të realizohen në këtë fshat, si dhe ka siguruar banorët e këtij fshati, se do ta zhvillojë Qubrelin, i cili, siç tha Lushtaku ‘ka ngecur në vend që prej momentit kur ia ka falur mandatin Bekim Jasharit në vitin 2017’.

“Në Qubrel të Skenderajt takova shumë mbështetës të PDK-së. Këtu paraqitëm vizionin tonë të përbashkët për zhvillimin e Skenderajt. Mbështetja e tyre ndaj PDK-së është masive si gjithmonë!#Vazhdojmë aty ku e lamë!”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social facebook.