QTA Arejta më sektore të vaçanta për produktet vendore

 

Konsumimi i produkteve vendore para atyre që importohen nga jashtë, është shpesh temë e diskutimit nëpër debate televizive, nëpër sallat të kuvendeve komunale dhe atij qendror, nëpër kafene, e më së shumti kur shkon dhe bisedon me prodhues vendore.
Kushtet për prodhimtari janë të vështira. Konkurenca shumë e madhe në treg bënë që produktet vendore të mbesin nëpër depo pa u shitur.
Por a po blejnë më shumë prodhime vendore konsumatorët kosovar?
Sa po bëjnë organet kompetente për t’i promoviar produktet vendore?
Sabit Haliti, një qytetar nga Skënderaj thotë se ai me qefë blenë prodhime vendore, por që herë-herë e ka të vështirë t’i gjejë nëpër marketet e mëdha.
“Kurrë nuk kisha ble prodhime të huaja, para prodhimeve vendore, por dorën në zemër po e kemi të vështirë edhe t’i gjejmë, pasi ka llojllojshëmri produktesh që po na hutojnë”.
Por është një qendër tregtare që ka sektor të veçantë për produktet vendore dhe që i kushtojnë rëndësi të madhe prodhimeve vendore.
“Në marketet e QTA- së në Skenderaj dhe Mitrovicë çdo herë i kushtojmë rëndësi prodhimeve vendore dhe janë të pozicionuara në sektore të veçanta. Çdo herë e kemi aplikuar mënyrën e krijimit të një sektori të veçantë të prodhimeve vendore (aktivitete) dhe konsumatorët e kanë më të lehtë konsumimin e tyre”, ka thënë për DrenicaPress, Burim Veliu, menaxher i blerjeve vendore në QTA “ARJETA”.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT