Në orët e para të së shtunës, në rrugën “Rinia” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Reporterin, duke bërë të ditur se katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se të dyshuarit janë identifikuar, mirëpo ende nuk janë kapur nga policia.

Pas këtij rasti personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku po vazhdojnë tretmanin.

Mjeku kujdestar, Ejup Govori ka thënë për rtv 21 se gjendja e të plagosurve është stabile dhe të njëjtit janë dërguar në Klinikën e Ortopedisë.

Në anën tjetër policia lidhur me këtë rast ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre.