QKUK-ja vetëm këtë vit pranoi rreth 5500 të aksidentuar në komunikacion

Rreth 5500 persona kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente këtë vit shkaku i aksidenteve. Ndërkaq, dy muajt e fundit ka pasur një rritje të numrit të personave që kanë përfunduar me fatalitet. Vetëm në fundjavën që lamë pas, janë shënuar 2 të tilla, ku kanë humbur jetën 2 persona.

Konsumimi i alkoolit e tejkalimi i shpejtësisë janë dy elementet nga të cilat humbën jetën rreth 22 persona në rrugë këtë vit, raporton KTV.

Kjo shifër tregon edhe rritje të statistikave, krahasuar me vitin e kaluar.

Vetëm në Klinikën Emergjente kanë kërkuar ndihmë mijëra persona, nga ta shumica të rinj.

Në Policinë e Kosovës pranojnë se duhet shtuar kontrollet, por thonë se nuk janë të vetmit që bartin përgjegjësinë për aksidentet që ndodhin.

Sipas tyre, edhe neglizhenca e gjykatave në trajtimin e këtyre lëndëve po “ndihmon” në ngritjen e këtyre shifrave.

Gjatë javës së kaluar, në Prishtinë janë regjistruar 64 aksidente.

Të shtunën pas mesnatës, një i ri ka humbur jetën në qendër të qytetit, si pasojë e goditjes së një veture, shoferi i së cilës ishte nën ndikim të alkoolit.

Ndërkaq, mbrëmjen e së dielës, është goditur një këmbësor për vdekje po në Prishtinë. Atë vetura e parë e kishte përplasur në anën tjetër të rrugës, për ta goditur e tërhequr zvarrë edhe një tjetër.

Me dëme materiale ka rezultuar edhe një aksident te rrethrrotullimi në Lakërishtë, ku vetura i kishte shpëtuar rrokullisjes nga lartë, nga mbrojtëset e metalit.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT