Vetëm gjatë vitit 2013 dhe 2014 Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka kontraktuar punë dhe ka bërë porosi ilaçesh dhe materialesh shpenzuese në vlerë prej hiç më pak se 1.3 milion eurosh.
Vetëm gjatë vitit 2013 dhe 2014 Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka kontraktuar punë dhe ka bërë porosi ilaçesh dhe materialesh shpenzuese në vlerë prej hiç më pak se 1.3 milion eurosh, duke ndjekur procedurat e kuotimeve dhe pa shpallur fare tenderë publikë në 209 raste.
Të gjitha blerjet dhe kontratat janë bërë duke ndjekur procedurën e blerjes përmes ofertave në vlerë deri në 10 mijë euro, për çka, burimet e gazetës në QKUK, thonë se kanë ngritur dilema për korrupsion të Zyrës së Prokurimit, edhe tek menaxhmenti aktual i Shërbimit Klinik Spitalor Universitar (SHSKUK) që ka kërkuar ndërprerjen e këtyre procedurave të mbyllura të Prokurimit. /Zeri/
- Advertisement -