Qeverisja e Fadil Nures në Skenderaj shënon një sukses të madh, mbyllë vitin pa asnjë cent borxh

Viti që lam pas ka shënuar një numër të madh të investimeve në komunën e Skenderaj, sidomos vëmendje e veçantë i është dhënë rregullimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e Skenderajt dhe në rregullimin e rrugëve të lagjeve, transmeton Drenica Press.

Komuna e Skenderajt ka publikuar raportin e vitit 2016 për menaxhimin e buxhetit të komunës.

Komuna e Skenderajit ka përfunduar vitin 2016 duke shpenzuar të gjitha mjetet financiare që kanë qenë të planifikuara. Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo komunë.

Po ashtu tregohet se Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka theksuar se Komuna e Skenderajt vazhdon të jetë shembull në menaxhimin e financave publike “Angazhimi ynë ka shënuar rezultate, pasi jemi ndër komunat e rralla në Kosovë që edhe këtë vit po e përmbyllim pa suficit dhe pa borxhe të paplanifikuara të mbetura për vitin 2017. Kjo ka ndodhur falë punës së madhe dhe përkushtimit të Qeverisë komunale të Skenderajt, në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin komunal dhe akterët tjerë të involvuar.”, citohet të ketë thënë Nura.

Gjithashtu nga njoftimi bëhet e ditur se Drejtori për buxhet dhe financa në Komunën e Skenderajt Ismet Aliu, ka theksuar se edhe këtë vit Komuna e Skenderajt falë menaxjimit të mirë financiar të të gjithë drejtorive ka arritur me sukses ta mbyllë vitin fisakal pa probleme të shpenzimit të parasë publike të planifikuar për vitin 2016./