Qeverisë i plas skandali, dorëhiqet zyrtari i lartë i Financave. Ngacmonte seksualisht…

Zyrtari i lartë i shërbimit civil në Ministrinë e Financave të Japonisë është dorehequr, pasi u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht disa gazetare femra.

Në një konferencë shtypi, zyrtari, Junichi Fukuda, 58 vjeç, zëvendësministri i administratës, i mohoi akuzat e ngritura ndaj tij.

Megjithatë, dorëheqja e Fukuda, e cila u pranua nga ministri i Financave Taro Aso, ishte një shenjë e vogël që Japonia mund të bashkohej me llogaritjen ndërkombëtare të lëvizjes #MeToo, të nxitur nga akuzat e përhapura për ngacmimet dhe sulmet seksuale.

Dy ditë më parë,  Fukuda kërcënoi të padisë revistën Shukan Shincho, e cila fillimisht i raportoi akuzat, duke dhene detaje dhe pergjime se ai kishte avancuar ndaj gazetareve, duke i kerkuar t’u prekte gjoksin.

Të mërkurën, ai deklaroi se “Unë do ta kundërshtoj atë në gjykatë”. Fukuda dha dorehqjen në të njëjtën ditë kur Ryuichi Yoneyama, guvernatori i Niigatës, në bregun perëndimor të Japonisë, tha se do të jepte dorëheqjen për atë që ai e quajti një “problem me grate.”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT