Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është vendosur që stafi mjekësor të ketë rritje page për 3 muaj.

Paga shtesë do të jetë jo më pak se 60 euro dhe të vlejë për muajt gusht, shtator e tetor të këtij viti.

“Qeveria ndan 2,7 milionë euro për zbatimin e masës 4.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Me anë të këtij propozim-vendimi mbështetet stafi mjekësor në sektorin publik me pagë shtesë prej 10% të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021” thuhet në njoftim./Indeksonline/