Qeveria synon të gjejë një zgjidhje të pranueshme për veteranët dhe për buxhetin

Një grup i përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve është duke punuar në draftimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për veteranët e UÇK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Ky grup punues në të cilin ka edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta është duke synuar që të gjejë një zgjidhje të pranueshme edhe për veteranët e edhe për buxhetin e shtetit.

Ndryshimet ligjore janë iniciuar nga Qeveria me qëllim që të bëhet ridefinimi i statusit të veteranëve, por edhe i përftimeve të tyre në pensione.