Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur sot ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve shtesë për, siç thotë ajo, angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.

Siç bëhet e ditur është miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 1.6 milion euro.

Ndërsa me një vendim tjetër janë ndarë 8 milion euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021. Sipas njoftimit, ndarja e mjeteve do të bëhet sipas kategorizimit:

– Kategoria I – mjekë, iu ndahet shtesa prej 250 euro në muaj;

– Kategoria II – infermierë, iu ndahet shtesa prej 150 euro në muaj dhe

– Kategoria III – stafi mbështetës – teknik, iu ndahet shtesa prej 100 euro në muaj.