Qeveria vendosi që nga sot e deri në ditën e fundit të këtij viti, sigurimin kufitar për bashkatdhetarët, ta kryejë shteti i Kosovës
Kjo u mirëprit nga mërgimtarët. Ky vendim që u bë i ditur nga Ministria e Financave erdhi në kuadër të pakos për rimëkëmbjes ekonomike gjatë pandemisë Covid 19, ani se jo për të gjithë llogaritet si ndihmë.
Fletëlëshimi i sigurimit kufitar mund të merret në kopje fizike në pikat e sigurimit në kufi apo të tërhiqet nga adresa e Byrosë Kosovare të Sigurimeve online.
Bashkatdhetarët detyrohen të paguajnë policën e sigurimit kufitar meqë Kosova nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër. Për t’u anëtarësuar këtu, sipas zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore Sokol Havollit, duhet të ulet numri i automjeteve të pasiguruara në vend.
Kronikë e gazetares Rina Mujku.