Qeverisë së Kosovës do të mblidhet sot në ora 16:00, me ç’rast pritet të vendosë për masat e reja antiCOVID-19.

Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:

Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.

Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.

Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116.