Qeveria i propozon Kuvendit emrat e anëtarëve për bord të OSHP-së

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit të Kosovës listën me emra të kandidatëve për anëtarë të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Konkurrencës.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se komisioni i caktuar për zgjedhjen e kandidatëve ka shfaqur pakënaqësi me aplikimet për shkak të mungesës së përvojës dhe të profesionalizmit.

Ndërkaq emrat që i kanë shkuar Kuvendit për bord të OSHP-së janë: Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava Vedat Petërqoj, Faruk Rexha, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahimi, Dafina Gashi, Vjosa Gradina-Mexhuani dhe Kimete Gashi.

Hekuran Nikqi është rekomanduar për kryetar të Komisionit Kosovar të Konkurrencës, ndërsa për anëtarë janë propozuar Kaltrina Sela, Shpend Miftaraj, Besim Stublla dhe Nafije Osdautaj.

Ndryshe në mbledhjen e sotme në Qeveri janë duke u trajtuar disa çështje e në mesin e tyre Kurti foli edhe për ngritjen e çmimeve në vend.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT