Në seancën e së mërkurës ,Kuvendi i Kosovës me 61 vota për e ka zgjedhur Qeverinë e re të Kosovës, me kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.

Mirëpo, për dallim nga qeveria Kurti, në këtë qeveri janë kthyer ministra mbi barrët e të cilëve rëndojnë edhe aktakuza me të cilat janë duke u ballafaquar.

Pjesë e Qeverisë së re si ministre e Jashtme do të jetë Meliza Haradinaj-Stublla, e cila gjatë vitit të kaluar, për akuza për mos deklarim ose deklarim të rremë të pasurisë ishte dënuar me tetë muaj burgim me kusht dhe 1000 euro gjobë, e cila aktakuzë është duke u trajtuar nga Gjykata e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa përpos Haradinaj-Stubllës, me aktakuzë aktive është edhe ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, e cila atë e ngarkon me veprën penale “Vetëgjyqësi”.

Ai është liruar nga aktakuza më 2 mars 2020, mirëpo ky vendim sipas përgjigjes së zëdhënësit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muçaj, të datës 21 maj 2020, akoma nuk e ka fituar formën e prerë.

Krasniqi, në qeverinë e cila udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, ishte në pozitën e zëvendësministrit të  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lexo lajmin e plote: https://betimiperdrejtesi.com/qeveria-hoti-pas-meliza-haradinaj-stublla-edhe-vesel-krasniqi-me-aktakuze-ende-ne-fuqi/