Qeveria Hoti emëron bordin e përkohshëm të Telekomit, këta janë emrat

Qeveria e Republikës së Kosovës, në krye me kryeministrin Avdullah Hoti, ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve të Telekomit.

Qeveria Hoti ka emëruar kryesues të bordit, Mehmet Berishën, ndërsa anëtarët e bordit janë: Kushtrim Krasniqi, Teki Shala dhe Blerim Shehu.

Ky emërim erdhi pas dorëheqjes së bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje. Dorëheqja e tyre erdhi si shenjë proteste rreth zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në Telekom.

Kujtojmë se përmbaruesi privat, i ka bllokuar xhirollogaritë e Telekomit, për shkak se kjo ndërmarrje ka detyrime ndaj kompanisë Z-Mobile të Blerim Devollit.

 Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga zyra e kryeministrit të Kosovës:

Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike), të 16-ën me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës Sh. A”, i cili do të përbëhet nga:

  1. Mehmet Berisha,         kryesues
  2. Kushtrim Krasniqi,       anëtar
  3. Teki Shala,                     anëtar
  4. Blerim Shehu,               anëtar

Emërimi i këtij bordi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike dhe pas dorëheqjes së Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje. Ky bord i përkohshëm do të shërbejë në cilësi të Bordit të drejtorëve derisa të zgjedhet Bordi i përhershëm.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT