Qeveria emëron këta anëtarë të bordeve të “Trepçës”, “Postës” dhe “Infrakos”

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është bërë emërimi i bordeve të përkohshme të drejtorëve të ndërmarrjeve “Trepça”, “Posta e Kosovës” dhe “Infrakos”.

Në Trepçë, Drejtor i Bordit është emëruar, Sylejman Hyseni, ndërkaq anëtarë, Shyqiri Sadiku, Esat Peci dhe anëtari i pestë vjen nga punëtorët, njofton Klan Kosova.

Kurse te “Posta e Kosovës” drejtor i përkohshëm është emëruar, Leonard Shaban dhe anëtarë: Fadil Aliu, Evda Maloku dhe Ujkan Kameraj.

Pas këtyre ndërmarrjeve, edhe Infrakosi është bërë me bord të ri drejtues, ku drejtor është emëruar Brahim Selimaj me anëtarë: Sead Thaçi, Avni Kajdomqaj dhe Sanja Lazareviq.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT