Qeveria e Kosovës do të udhëtoj me autobus në Tiranë, ku do të mbaj mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë. Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Zëri”, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, duke sqaruar se kjo ka qenë kërkesë e kryeministrit, Isa Mustafa.
“Kryeministri ka kërkuar nga ministrat që të shkojmë me autobusë në Shqipëri, kështu që do të shkojmë me autobusë”, ka thënë ndër të tjera Abrashi.
Ndërsa sa i përket mbledhjes së dy Qeverive që do të mbahet më 23 mars, Abrashi ka sqaruar se pritet të arrihen disa marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë, arsimit, kulturës dhe për bashkëpunimin ndërkufitar.
- Advertisement -