Qeveria e Kosovës mblidhet pas pak çastesh, ja arsyet

Qeveria e Kosovës do të mbajnë mbledhje në orën 08:15.

Ky njoftim ka ardhur nga vet Qeveria ndërsa zëdhënësi i saj, Arban Abrashi thotë për lajmi.net se mbahet herët për shkak se nesër në Kosovë do të jetë mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein.

Ai do të jetë në Kosovë me ftesë të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga por do të ketë takim edhe me kryeministrin Isa Mustafa.

“Mbahet herët për shkak të vizitës si dhe agjendës së ditës”, tha Abrashi për lajmi.net.

Në rend të ditës mësohet se është shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Unikredit Bank Austria AG, për financimin e projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë ivazive në QKUK.

Pastaj pikë tjetër është shqyrtimi i vendimeve të qeverisë nr. 7/135 të datës 1 mars 2005 dhe nr. 05/276 të datës 17 tetor 2007 lidhur me përfitimet e ish ministrave dhe ish zëvendës ministrave pas përfundimit të mandatit.

Në orët e mëngjesit, do të bëhet edhe shqyrtimi i draftit të koncept dokumentit për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.

Si dhe në fund, si pikë e rendit të ditës, para se kabineti të niset për në Kuvend është shqyrtimi i propozim vendimit për përcaktimin e lartësisë së pagesë së shumës mujore për ndihmë sociale.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT