Qeveria e Kosovës brenda këtij mandati synon të nisë ndërtimin e dy termocentraleve, që së bashku do të kenë një kapacitet të instaluar prej 1.200 megavateve.
Kësisoj Qeveria e Kosovës e ka ndryshuar vizionin e deritanishëm, që të ndërtohet vetëm një termocentral me kapacitet prej 600 megavateve.
Dyfishimi i kapaciteteve të reja energjetike është paraparë me vizonin energjetik që Lidhja Demokratike e Kosovës e ka në programin e saj qeveritar.
Në programin qeveritar që Qeveria ende nuk e ka bërë publik, shkruan sot “Koha ditore”, përmendet ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet prej 600 megavateve.
Ai thuhet se do të lëshohet në funksion në vitin 2021.