Qeveria diskriminon pacientët

Qytetarët e Kosovës, të cilët janë të sëmurë rëndë, nuk trajtohen njëjtë sikurse deputetët e qeveritarët.

Një gjë e tillë është dëshmuar javët e fundit edhe nga Kuvendi e edhe nga Qeveria, shkruan sot Koha Ditore.

Të dyja këto institucione kanë ndarë mjete për trajtimin e dy deputetëve, por vendime të tilla nuk merren për pacientët e zakonshëm të cilët janë raste emergjente.

Qindra njerëz presin nga Ministria e Shëndetësisë asistencë financiare për trajtimin e sëmundjeve të cilat nuk trajtohen në Kosovë.

Por vetëm një pjesë e këtyre aplikacioneve aprovohen. Pas refuzimit ose zvarritjes së rasteve Qeveria nuk u ka dalë në ndihmë këtyre pacientëve siç ka bërë në këtë rast.

Një 18-vjeçar para më shumë se dy vjetësh kishte vdekur si pasojë e pamundësisë financiare për të marrë trajtim jashtë vendi.