Qeveria dhe ndërkombëtarët, pro rektorit

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, kanë dalë në mbështetje të menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Bajrami i është kundërpërgjigjur kërkesës së senatorëve për shkarkimin e Zejnullahut duke e quajtur këtë kërkesë të papranueshme. Ai iu ka bërë thirrje të gjitha organeve të Universitetit të Prishtinës që të veprojnë me përgjegjësi të lartë akademike edhe shoqërore.

“Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, si institucioni më i madh dhe më prestigjioz i arsimit të lartë në Kosovë, duhet të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e misionit të vet duke kryer detyrat e veta me përgjegjësi…, dhe duke mos lejuar në asnjë moment që cilatdo interesa të ngushta personale ose grupore të vihen mbi parimet dhe interesin e përgjithshëm të Universitetit”, ka thënë Bajrami, sipas të cilit, të gjitha veprimet që pengojnë procesin mësimor nëpër njësitë akademike dhe punën e Rektoratit, janë të papranueshme. /zeri/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT