Qendra e Kompetencës nga Skenderaj, prezanton Kosovën në Tiranë (FOTO)

Shkolla e mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj ka prezantuar sistemin e arsimit profesional të Kosovës në Tiranë. Kjo shkollë ishte e vetmja që në nivel Kosove prezantonte të arriturat në aftësimin prfesional të nxënësve të kësaj shkolle.
Falë paisjeve më bashkëkohore të punës që i posedon kjo shkollë dhe zhvillimi i mësimit në këtë shkollë me teknika bashkëkohore europiane të mësimdhënies dhe mësmimxënëis, ka bërë që e gjithë kjo punë të jep edhe rezultate të dëshiruara. Kështu një grup i nxënësve dhe i mësimdhënësve të kësaj shkolle prezantuan aftësimin profesional në kuadër “Olimpiadës për aftësimin profesional” të organizuar nga kompania Megatek dhe Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë. Në këtë olimpiadë morën pjesë gjthsejtë  48 shkolla nga Republika e Shqipërisë, ndërkaq shkolla e vetme nga Kosova ishte Qendra e Kompetencës nga Skenderaj. Këto 48 shkolla u paraqitën në garë në  tetë profile: Instalime elektrike, hidroinstalime, ndërtimtari, përpunim i drurit, pikturë, kopshtari dhe muzikë. Ku në fund u shpërblyen edhe shkollat më të mira.
Ndërkaq lidhur më pjesmarrjen e shkollës së mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj. Profesori i kësaj shkolle z. Gëzim Bajraktari për portalin Drenica Press tha: “shkolla e mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” nga Skenderaj ka qenë shkolla e vetme nga Kosova e cila ka prezantuar aftësitë profesionale në kuadër të “Olimpiadës të aftësimit profesional” të organizuar nga kompania Megatek dhe Ministria e Arsimit të Shqipërisë. Shkolla jonë mori pjesë në këtë olimpiad me vetëm 3 profile: Ndërtimtari, Instalime elektrike dhe Hidroinstalime.
 Në kuadër të secilit profil ne kemi dërguar  nga 5 nxënës dhe poashtu në përcellje të tyre ka qenë drejtori i kësaj shkolle z. Armend Bajraktari dhe mësimdhënësit të lëndeve profesionale të kësaj shkolle,” përfundoi Bajraktari. Shkolla e mesme profesionale Qendra e Kompetencë në Skenderaj deri më tani është treguar lidere në vendin tonë sa i përket aftësimit profesional të nxënësve, duke kontribuar në arsimimin e tregut të punës në Kosovë me shkollim adekuat e bashkëkohorë. /drenicapress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT