Qëllohen më armë inspektorët ndërkombëtarë, që hetonin sulmin kimik në Douma të Sirisë (Foto)

Kreu i mbikëqyrësve të armëve kimike ka thënë se një ekip i sigurisë i OKB është qëlluar me armë në Douma të Sirisë, e cila ka vonuar ardhjen e inspektorëve në vendin e ngjarjes të qëllimi i të cilëve është të vërtetojnë përdorimin e armeve kimike, raporton BBC, transmeton Indeksonline.

Zyrtarët e sigurimit të OKB hynë në qytetin sirian për të vlerësuar situatën përpara vizitës së planifikuar nga inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), thanë burimet.

Inspektorët e OPCW po vizitojnë Doumen për të hetuar një sulm të dyshuar kimik më 7 prill, për të cilin thuhet se rezulton se një numër civilësh u helmuan për vdekje. /Indeksonline/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT