Në romanin e ri të Kongolit përshkruhet mbërritja e së keqes njerëzore, sesi njeriu bëhet xhelati më i egër i njeriut. Përmes përshkrimit të emocioneve njerëzore, shkrimtari ngre pikëpyetje të mëdha mbi sjelljen ekxistenciale të njeriut.
Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli dje sapo është kthyer nga Amerika, ndërsa lajmi për botimin e romanit të tij të ri vjen para tij. Ai është nga shkrimtarët më të suksesshëm dhe që ka gjithmonë një vepër në duar. Pas romanit të fundit “Njeriu me fat” shumë më shpejt se ç’pritej boton “Gjemia e mbytur”. Botuesja e “Toena”-s konfirmon daljen në dritën e botimit të ronmanit të ri dhe shpërndarjen në treg më 10 shkurt 2015.
Në romanin e ri të Kongolit përshkruhet mbërritja e së keqes njerëzore, sesi njeriu bëhet xhelati më i egër i njeriut. Përmes përshkrimit të emocioneve njerëzore, shkrimtari ngre pikëpyetje të mëdha mbi sjelljen ekxistenciale të njeriut.
Natyrisht ashtu si në veprat e tjera të Fatos Kongolit, ngjarjet dhe pesonazhet janë universalë. Ai i merr ata nga jeta e përditshme, por me stilin e veçantë ata i bën të jetojnë ndonjëherë edhe ne vazhdimësi nga njëra vepër në tjetrën. Duket se Fatos Kongoli do të na trondisë sërish emocionet me personazhe që na kalojnë çdo ditë kaq pranë e nuk i shohim. Në roman nuk bëhet qëllim i shkrimtarit trajtimi i një drame, por lexuesi vetë do të përjetojë një dramë njerëzore, duke e holluar më shumë fillin që ndan realen nga deliri, ëndrrën nga e përditshmja, dramën nga erotizmi…
Duket se shkrimtari që i preku majat e krijimtarisë së tij pas viteve ’90, edhe në moshën 71-vjeçare vazhdon të ketë sukses me penën dhe stilin e tij. /KultPlus.com
- Advertisement -