Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në ditët në vazhdim do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të premten mbi vendin tonë parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ndryshëm. Në fushat termike do të ketë rënje në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.