Organizata “Qatar Charity” njofton të gjitha familjet të cilët kanë fëmijë jetim (iu ka vdekur babai),dhe janë të lindur nga viti 2002-2015 të paraqiten tek zyra në Prishtinë për të paraqitur kërkesën për pension të jetimit.
Paraqitjes tuaj i bashkëngjitni këto dokumente origjinale:
1. Certifikata e lindjes të fëmiut
2. Certifikata e vdekjes të prindit
3. Deklarata e bashkësisë familjare
4. Letërnjoftimi i nënës apo përgjegjësit
5. Libreza e shkollës
6. 2 foto të fëmiut dhe 2 foto të nënës
7. Xhirollogari në bankën NLB në emër të fëmiut ose të nënës dhe letërnjoftimi (id) e nënës.
Dokumentet mundësisht të dorëzohen para datës 16.04.2015, nga ora 09.00-15.00 Dokumentet pranohen nga banorët e këtyre komunave: Prishtinë, Fushë-Kosove, Podujevë, Skenderaj, Drenas, Mitrovice, Lipjan, Ferizaj, Vushtrri, Shtime dhe nga qyteti i Pejës. Kontakti: prishtinë – 044-636-915 – Drenas – 049291253 – 044737272 Adresa: rr.Abdyl Frasheri,nr 22 Bregu I Diellit ,Prishtine./DrenicaPress/
- Advertisement -