Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me organizatën “Qatar Charity”, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e shtëpive për rastet sociale në komunën tonë, dy prej të cilave, familjen e Hamdi Idrizit dhe Nuredin Shabanit, pasi i vizituan ua dhanë lajmin e shumë pritur për fillimin e ndërtimit të shtëpive të tyre.

Jashari bëri të ditur se përmes këtij memorandumi komuna jonë bashkë financon ndërtimin e shtëpive, numri i të cilave mund të arrijë deri në 15, varësisht nga sigurimi i fondeve nga organizata “Qatar Charity”.

“Gjatë takimit që kisha me përfaqësuesin e zyrës qendrore në Qatar, z. Khalid Abdulla MH Alayfei dhe drejtorin e përgjithshëm të organizatës në Kosovë, z. Mahmoud Abbas Shaker, biseduam edhe rreth implementimit të projektit për ndërtimin e ujësjellësit në bashkësinë lokale të Qirezit, për të cilin projekt mora zotimin që kjo organizatë do ta mbështesë realizimin e këtij projekti jetik për banorët e kësaj bashkësie lokale”, tha Jashari.

Përfaqësuesit e organizatës në fjalë, Kryetari Jashari i falënderoi për bashkëpunimin në projektet në bujqësi, hapje të puseve dhe përkrahje për familjet në nevojë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i fëmijë, në këmbë dhe ambiente të jashtme