‘Qashtu bre, knaqna pak’ – Ylli shqiptar falenderon Robert Berishën për ‘koncertin’ në karantinë

Robert Berisha po i relakson personat që janë në karantinë te konviktet dhe sot ka kënduar LIVE duke krijuar kështu një atmosferë të mirë

Ai sonte gjatë mbrëmjës për disa orë ka qëndruar LIVE në Instagram ku shfaqte atmosferën që po mbizotëronte në konvikte, shkruan Reporteri.net

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka e ka shijuar muzikën e Robertit dhe ia ka lënë një koment madje.

“Qashtu bre knaqna pak,” i ka komentuar Xhaka, Berishës.

Ndryshe, Roberti para pak ditësh ka ardhur nga SHBA dhe tani do të qëndrojë në karantinë te konviktet për dy javë. /Reporteri.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT