Qarkullojnë  foto të Meizu MX5

Kanë filluar të qarkullojnë foto të telefonit të mençur Meizu MX5 i cili pritet që edhe zyrtarisht të prezantohet ditën e nesërme.

Meizu MX5 do të ketë një ekran 5.5 inc me rezolucion 1080 x 1920 FHD. Procesori MediaTek MT-6795T SoC me tetë bërthama, së bashku me kartat grafike PowerVR G6200 GPU, 3GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Një kamerë 20.7 megapikselë gjendet në anën e pasme të telefonit, ndërsa kamera ballore do të jetë 5 megapikselë.

Telefoni ka bateri me kapacitet 3150mAh dhe do të operojë me sistemin Android 5.0.1.

Edhe nga fotot mund të shihet se ky model do të ketë mundësin e gjurmimit të gishtave tek butoni në fund të ekranit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT