PZAP vendosi për rivotim në këtë komunë

vidç polici në podujevë

Kandidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma, duke komentuar vendimin e PZAP-së që kjo komunë të shkojë komplet në rivotim, hedh akuza të mëdha kundrejt kandidatit të PDK-së Mehmet Ballazhi, për të cilin thotë se ka vizituar vendvotimet ditën e zgjedhjeve

Suma për ‘Gazeta Blic’, deklaron se vendimi i PZAP-së është i drejtë, derisa u shpreh i bindur se do të fitojë garën për të parin e Hanit të Elezit.

“Unë mendoj se vendimi i PZAP-së është i drejtë sepse kundërkandidati im Ballazi i ka vizituar të gjitha vendvotimet ditën e zgjedhjeve, e që është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Unë besoj që do ta fitoj garën”, thotë ai.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ( PZAP), ka marrë vendim që Komuna e Hanit të Elezit të shkoj komplet në rivotim.

PZAP ka vendosur që kjo komunë të përsëris edhe një herë garën për kryetar komune.

Kjo u bë e ditur nga vet institucioni përgjegjës përmes një komunikate.

Në vendim thuhet se arsyeja e anulimit të zgjedhjeve për kryetar është presioni ndaj votuesve pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.