Puyol: Messi më turpëronte në stërvitje

    Carles Puyol ka treguar për turpërimin që përjetonte përballë Lionel Messit gjatë seancave stërvitore te Barcelona.

    Ish-kapiteni i Blaugranëve u pensionua në vitin 2014, ndërsa së bashku me superyllin argjentinas fituan gjashtë tituj kampionalë dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.

    37-vjeçari tash ka kujtuar kohën kur duhej të luante kundër 28-vjeçarit gjatë seancave stërvitore.

    “Në një mini-ndeshje një më një, i thash vetes: ‘Do ta provoj nëse mund ta ndal’. Ishte turpëruese”.

    “Pep (Guardiola) më thoshte: ‘Carlos mos e lëndo’. Unë i thash Pepit: ‘Nëse dëshiron që të mos ndodhë diçka, ndërprite seancën stërvitore’”.

    “U përpoqa në të gjitha mënyrat, por ai gjithmonë më kalonte me ritmin e tij”, ka treguar Puyol për La Vanguardia. /Telegrafi/