Putin, befason me deklaratë të papritur pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi

Pas vrasjes së ambasadorit rus, Andrei Karlov në Turqi, ka reaguar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se kjo vrasje kishte shkas prishjen e raporteve ndërmjet Rusisë dhe Turqisë, transmeton Express.

Putin e ka quajtur sulmin ndaj ambasadorit rus një provokim të qartë, që ka synim të ndikojë në procesin e normalizimit të situatës në Siri.