Pushimi veror për nxënësit do të fillojë me dy javë vonesë

Pushimi veror për nxënësit këtë vit do të nis me dy javë vonesë.

Klasat nga 1-8 që përfundonin vitin shkollor me datën 26 qershor, në këtë vit mësimin do ta përfundojnë me 8 korrik 2021, për klasat 9, 10 dhe 11, pushimi fillonte me 11 qershor, e në këtë vit do të bëhet më 25 qershor.

Ndërsa për maturantët për të cilët përfundonte viti me 20 maj, këtë vit do jetë 14 ditë më vonë.

“Bazuar në Udhëzimin administrativ për Kalendarin e vitit shkollor 2020-202’ dhe vendimit 01B/02 të datës 31.03.2021 për ndryshimin e Kalendarit të vitit Shkollor 2020-2021 në Arsimin para universitar, pushimi veror për nxënësit maturant fillon me 03.06.2021. Për klasat 9,10, 11 fillon me 25.06.2021 ndërsa për klasat para fillor dhe 1-8 pushimi fillon me 08.07.2021”.

Përfundimin e vitit shkollor 14 ditë më vonë, Jasharaj e quan vendim të ngutshëm dhe të paanalizuar mirë.

“Mësimdhënësit janë të stërngarkuar në këtë vit shkollor ngase punojnë në grupe dhe duhet ta bëjnë dyfishin e punës, pastaj janë të obliguar të zëvendësojnë edhe ditët e humbura të shtunave, plus kësaj u soll edhe vendimi për mësimin plotësues që është edhe një ngarkesë tjetër. Nuk është në rregull zgjatja e vitit shkollor, ngase nëse e marrim klasën 1-8 që kanë pasur ta përfundojnë vitin dhe paramendone në çfarë rrethanash e kushtesh edhe klimatike do të punojnë ata fëmijë në korrik, nuk është veprim i qëlluar por MASHTI është ai që vendos, ne kemi ngrit kritika dhe këto veprime kanë qenë të ngutshme dhe të pa analizuara mirë”, ka deklaruar Jasharaj, për FrontOnline.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT