PUNKTI 6 prill, 1999
Atmosfera e pritjes “godoniane”, si duket po vazhdon edhe sot. Në të vërtet, Nazlia e cila në një mënyrë, ashtu vetëvetiu, pa ndonjë ceremoni të rastit dhe pa ndonjë “emërim” paraprak, mori sektorin e “ngjarjeve dhe ndodhive ekskluzive që ndodhin në qytet mbrenda ditës”, na lajmëroi se: si duket dhe në bazë të atyre informacioneve që ajo disponon, procesi i dëbimit me dhunë: ose ka rënë (teza e sajë!), ose është koncentruar në pjesët tjera të qytetit? I them (si në shaka) që më ngatë, është kjo e dyta dmth.”pjesën” tonë të qytetit, e paskan lënë për kadal, kadal?! Uh! Fadil, tu thaftë goja, mos thuaj ashtu se ma ka ngjitë zemra menjëherë prej frigës, më përgjigjet Hani!
– Jo, i them pakëz në hajgare. “Ata, në këtë lagje, kanë informacione se nuk ka “terrorist” (dhe qeshi) të UÇK-s, nuk ka bisnismenë, përveq Gëzimit (pronarit të kafe restorantit “Shtrojera”) dhe Shekit (pronarit të dhjetra minimarketeve anembanë Prishtinës), nuk ka intelektual (përveq meje e Ismajlit), nuk ka pasanik të rangut të Fatmirit (Breznicës), pra nuk kanë edhe motive të mëdha që të hyjnë në lagjën tonë, zonja Hani! Qëllimi im, ishte që bile ashtu të provojë (kuptohet pa ndonjë interes të theksuar) ta ruajë unitetin dhe qetësinë e grupit të vetëm që ende ishte në lagjen tonë.
Psikologjia e “trimërimit” të individit, kam hetuar në rastin tonë, ishte shumë funksionale e deridiku edhe e dobishme, në krahasim me ate të “frigës”, që e bllokonte të menduarit dhe të vepruarit e drejt. Në situata të këtilla tensionuese dhe të rrezikut permanent për jetën dhe familjen e qytetarëve të Kosovës, nominimi i fenomenit të frigës individuale dhe asajë kolektive ishte diçka që pakurrfar diskutimi zënte frymën e të gjykuarit të drejtë. Por edhe kjo sjellje që të shumtën e rasteve ishte e pakontrolluar, e kishte kuptimin dhe porosinë e qartë, ngase asnjë garancion të thjesht njerzor, e të mos flasim për ate juridiko – politik në këtë kohë nuk egzistonte. Njerzit, dmth. qytetari i zakonshëm i Kosovës kishte një rezon të thjesht: t’i shpëtojë fëmijët dhe të afërmit e pastajë të kujdesëm për pasurinë, paratë,etj.
Gjatë kësajë kohe kam fituar përshtypjen se stoicizmi i njerzve ishte diçka që kuptimin e vetëpërmbajtjes, e kishte kuptuar si sistem të thjesht programimi, dhe se identifikimi me tjetrin thënë më shkurt ishte një lloj shpëtimi i arsyeshëm, që përveq statisfaksionit moral nuk kërkonte asgjë nga natyra e njeriut që në të vërtetë e kishte shijuar golgotën e luftës.
Tani, veqë sa kuptojë se në lagjën tonë është vendosur punkti i policisë speciale serbe! Është ky edhe një presion tjetër, që si duket do ta shpejtojë shkuarjen tonë nga Prishtina. Përcjellësi “ynë”, që e ka këtë sektor të hulumtimit të situatave, na tregon se ky koncentrim i ushtarakëve dhe paraushtarakve serb, në shtëpinë e afër “Diagnostikës”, nuk është edhe i rastësishëm, Të shohim!
Nesër “KOMANDANT REMI” 7 prill, 1999