Punëtori dy ditore për të drejtat e autorit në Prishtinë

“Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, në mbështetje të programit TAIEX të Bashkimit Evropian, me datën 20 dhe 21 Qershor 2016, në hotel AFA, Prishtinë.
do të organizojnë punëtorinë me temën “Sistemi i Menaxhimit Kolektiv të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Përafërta”.
 
Qëllimi i  punëtorisë-trajnimit është ngritja e njohurive në fushën e menaxhimit kolektiv të së drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta, si dhe njohja me praktikat më të mira të vendeve të Bashkimit Evropian për funksionalizimin e sistemit të menaxhimit kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, me praktikat më të mira të licencimit të materialit që mbrohet me të drejtën e autorit, dhe mënyrën e përcaktimit të tarifave të përgjithshme. Në trajnim do të trajtohen dispozitat që ndërlidhen me menaxhimin kolektiv të të drejtave, që janë pjesë e  akteve ndërkombëtare, direktivave Evropiane të fushës, si dhe të Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta”.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT