Punëtorët shëndetësorë fajësojnë mediat për gjendjen e keqe të shëndetësisë

Punëtorët Shëndetësorë prej së premtes kanë marrë vendim të ndërpresin komunikimin me media.

Kjo është bërë e ditur përmes një letre të hapur të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i kësaj Federate, Blerim Syla, përmes kësaj letre, ka akuzuar mediat për “shkatërrimin e shëndetësisë publike”. Ai madje ka thënë se mediat dhe gazetarët po mbështeten nga “kriminelet” për raportimet që po i bëjnë.

Një qasje të tillë të punëtorëve shëndetësorë e kanë quajtur të gabuar ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, dhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT