Atdhe Xheravina, kohë më parë është larguar nga emisioni i dashurisë Për’puthen pas një debati të ashpër me Antonelën megjithatë ai befasoi me rikthimin e tij.
Dje Atdheu është rikthyer në program për një takim sqarues me Antonelën pas disa zënkave që kishin pasur në studio derisa debati kishte eskaluar edhe në ofendime.
Antonela dhe Atdheu u sqaruan në një bisedë katër minutëshe në studio teksa dallohej lehtën se shfaqnin edhe ndjenja për njëri-tjetrin.
Tutje, fansat e dyshes kanë publikuar edhe një video teksa shihen së bashku në një festë dhe në një moment Antonela i afrohet Atdheut.
Ndryshe, Atdheu është rikthyer në Përputhen dhe pritet se çka do të ndodh me dyshen sepse ata kanë kërkuar edhe një takim së bashku.
- Advertisement -