Publikohet pasuria e kryeministrit Hoti, ja sa banesa i ka dhe sa para në banka

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik në Kosovë. Në mesin e tyre është edhe pasuria e kryeministrit Avdullah Hoti.

Ai në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se i posedon tri banesa që janë pronë e përbashkët e familjes.

Kryeministri Hoti ka deklaruar se para të gatshme në dy banka në Kosovë i ka  3 mijë e 831 euro e 62 cent.

Gjithashtu kryeministri Hoti ka deklaruar se një personi fizik ia ka borxh 5 mijë euro si huazim për blerjen e një trualli në Fushë Kosovë e i cili nuk figuron i deklaruar.

Hoti ka deklaruar se e ka një kredi në vlerë  16 mijë e 325 euro në NLB.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT