Publikohen pamjet e rënda nga lëndimi i tmerrshëm i Mërgim Mavrajt

Mërgim Mavraj dje pësoi një lëndim të tmerrshëm në kokë në takimin ndaj Aue që u mbyll në 1:1.

Mbrojtësi shqiptar i cili është pjesë e Greuther Furth, skuadër kjo që zhvillon aktivitetin e saj në Bundesligën 2, Mavraj u përball dje me një situatë aspak të mirë, ai u godit në kokë nga portieri i skuadrës së tij në tentim për ta larguar topin nga zona e rrezikshme.

Mbrojtësi më numër 5 u rrëzua pa ndjenja në tokë, duke shkaktuar panik te futbollistët e tjerë.

Ndërkaq stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe e largoi Mavrajn nga fusha në minutë e 21’të të takimit.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet e lëndimit të Mavrajt.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT