Edward Snowden, ish-agjenti i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në ShBA do të portretizohet nga aktori Joseph Gordon-Levitt në filmin “Snowden” me regji të Oliver Stone.
Edward Snowden, ish-agjenti i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në ShBA, i cili bëri bujë duke publikuar progamin e jashtëligjshëm të përgjimit masiv të qytetarëve, padyshim është kthyer në një ikonë, tani edhe me një film të ri.
Pas dokumentarit “Citizenfour”, i cili fitoi çmimin Oscar për dokumentarin më të mirë, agjenti i cili aktualisht është në azil në Rusi, do të portretizohet nga aktori Joseph Gordon-Levitt në filmin “Snowden” me regji të Oliver Stone.
Aktori tashmë ka publikuar fotografitë e para të xhirimeve, të cilat lidhen me fillimet e agjentit në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, nga e cila u detyrua të largohej pasi theu të dyja këmbët.
Në film luajnë aktorët Shailene Woodley, Scott Eastwood, Melissa Leo, Zachary Quinto, Tom Wilkinson, Rhys Ifans, Nicolas Cage, Joely Richardson dhe Timothy Olyphant. Ai do të publikohet më 25 dhjetor të këtij viti. /rtk/
- Advertisement -