Publikohen pamje/ Momenti kur Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në veri

Situata e tensionuar në veri të Mitrovicës, po vazhdon ende e cila edhe po shqetëson qytetarët me zhurmën e alarmit, i cili po lëshohet kohë pas kohe.

Serbët lokalë dolën që të vendosin barrikada të shumta në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, duke kundërshtuar kështu vendosjen e reciprocitetit nga Kosova në drejtim të Serbisë, për dokumente dhe targa të automjeteve.

Policia e Kosovës bëri të ditur se gjatë ditës pati edhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, por që për fat të mirë nuk pati të plagosur.

Një media lokale tani ka publikuar edhe videon nga momenti kur të shtëna me armë zjarri pati në drejtim të zyrtarëve policorë.

Aty dëgjohen krisma të shumta të AK-47, e që padyshim në rrezik tejet të madh ishin policët, të cilët po vazhdojnë të jenë në gatishmëri për sigurinë e vendit.

Shiko videon KËTU

- Advertisement -

MË TË FUNDIT