“Publikimi i skenës së pengmarrjes rrezikoi jetë”

Policia franceze po heton pretendimet se një televizion mund të ketë vënë në rrezik jetën e pengjeve të mbajtur në marketin hebre gjatë një sulmi në Paris, të ndodhur në janar.

Gjashtë të mbijetuarit kanë hapur një çështje civile kundër televizionit informativ me 24 orë lajme. çështja është hapur ndaj BFMTV për mbulimin live të rrethimit. Televizioni ende nuk ka bërë asnjë koment për këtë.

I armatosuri, Amedy Coulibaly vrau katër persona në këtë market, para se policia ta qëllonte. Akti i tij kishte lidhje me sulmin ndaj revistës Charlie Hebdo, ngjarje e ndodhur më 7 janar. Para pengmarrjes, Coulibaly vrau një police.

Avokati i të mbijetuarve thotë se imazhet e transmetuara nga televizioni vuri në rrezik jetën e pengjeve, mes të cilëve një fëmijë 3 vjeç dhe një tjetër vetëm një muajsh, të cilët ishin fshehur në një dhomë të ftohtë nga një prej punonjësve të marketit.

“Demaskimi i prezencës së njerëzve të fshehur, gjatë situatës së pengmarrjes është një gabim që nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, thotë avokati Patrick Klugman për revistën “Paris Match”. “Një pjesë e informacionit, edhe nëse është i vërtetë nuk duhet nxjerr nëse vë në rrezik jetë njerëzish.”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT