PSRK, aktakuzë kundër Qamil Ahmeti për drogë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit Qamil Ahmeti.
I pandehuri dyshohet se pa autorizim ka shpërndarë, transportuar, dorëzuar, ndërmjetësuar dhe ka shitur substanca, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.
Me këtë ka kryer veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”, nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurin, për veprën penale që akuzohet, ta shpallë fajtor dhe ta gjykojë sipas ligjit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT