PSG-ja 45 milionë për Dibalën

Paris SG-ja dhe Çelsi janë dy ekipet e para që kanë bërë ofertat e tyre për sulmuesin e Palermos, Paolo Dibala. Lajmin e ka dhënë menaxheri i lojtarit Gustavo Maskardi në një prononcim të dhënë për televizionin britanik “BBC”. Dibla është kthyer në qendër të vëmendjes nga mediat ndërkombëtare pas paraqitjes brilante në këtë sezon ku një sërë klubesh janë vënë në ndjekje. Mes tyre Çelsi, PSG-ja dhe Juventusi pa harruar dhe dy klubet e Milanos. Por nëse klubet italianë po hezitojnë me ofertat e tyre Çelsi dhe PSG-ja kanë nxjerrë shifrat e para publike. “PSG-ja ka prezantuar një ofertë 45 milionë euro ndërsa Çelsi ka ofruar 40 milion euro. Këto janë oferta të mira por ne nuk jemi të gatshëm ta shesim lojtarin për një ofëertë më të vogël se 50 milionë euro”- ka thënë agjenti i lojtarit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT