PSG fiton lehtësisht ndaj Lensit dhe rrit diferencën në krye të tabelës

PSG fiton lehtësisht ndaj Lensit dhe rrit diferencën në krye të tabelës

Paris Saint-Germain ka shënuar fitoren e radhës në Ligue 1.

Parisienët triumfuan 3:1 ndaj Lens në shtëpi, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit francez.

Pika kyçe ishte minuta e 19-të e takimit, kur Abdul Samed u ndëshkua direkt me karton të kuq dhe e la ekipin Lens me 10 futbollistë në fushë.

Mbappe kaloi vendasit në epërsi në minutën e 31-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Vitinha realizoi një gol të bukur në minutën e 37-të, para se Messi me një super aksion të trefishonte epërsinë e ekipit nga “Parc des Princes”.

Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 60-të nga Frankoëski nga pika e penalltisë.

Me këtë fitore, PSG shkon në 72 pikë në vendin e parë, tani nëntë më shumë se Lens që është i dyti

- Advertisement -

MË TË FUNDIT