Pse nuk duhet të hamë tre vakte në ditë

Sipas ekspertëve tradita e të ngrënit tre herë në ditë me vakte të pacaktuara është një traditë e vjetër europiane dhe nuk ka ndonjë të mirë për shëndetin. Dietologët thonë se nëse nuk hani mëngjesin ose hani më shumë se tre herë, kjo nuk iu shëndosh ose iu çregullon oreksin. Nga studimet që janë bërë ka rezultuar se të ngrënit tre herë në ditë nuk ka asnjë përfitim real shëndetësor. Dietologët thonë se të ngrënit me orarë të pacaktuara ose shmangia e mëngjesit mund të ketë më shumë përfitime shëndetësore. Studimi i bërë nga Universiteti i Bath, Britani e Madhe, thotë se mëngjesi ka zero efekt në totalin e kalorive që marrim gjatë ditës. Për studim u morën dy grupe të cilët konsumuan njëri dietën tradiconale me tre vakte dhe grupi tjetër dy vakte duke shmangur mëngjesin. Asnjë ndryshim nuk pati në shëndetin apo marrjen e kalorive midis dy grupeve. Në përfundim të studimit ekspertët thanë se ndoshta ka ardhur koha që të ndryshohet edhe zyrtarisht mënyra e ushqyerjes pasi tre vaktet tradicionale ndoshta nuk janë mënyra më e mirë e të ushqyerit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT