Pse një pjesë e madhe e aplikacioneve falas po konsumojnë së tepërmi baterinë e smartfonëve tanë?

Po përpiqeni të ngarkoni baterinë e smartfonit në atë masë sa të mund të qëndrojë për një ditë të tërë aktiv? Mbase pamundësia për të mbajtur telefonin në gjendje funksionale si rezultat i reduktimit të jetëgjatësisë së baterisë vjen prej reklamave që shfaqen në aplikacionet falas. Të paktën kështu thotë një hulumtim i ri.

Megjithëse këto reklama janë burimi i vetëm i të ardhuave për zhvilluesit e aplikacioneve falas, hulumtuesit po paralajmërojnë për një tjetër kosto të fshehur të këtyre reklamave të cilat përveçse përpijnë më shumë trafik mobil të internetit në celular gjithashtu zënë edhe hapësirë dhe RAM në telefon.

Një studim i ri nga Instituti i Rochester i Teknologjisë në Kaliforninë e jugut së bashku me Universitetin Mbretëror në Kanada kanë arritur në përfundimin se aplikacionet falas që përmbajnë reklama shfrytëzojnë 33 % bateri më shumë sesa aplikacionet që nuk kanë reklama.

Sipas hulumtuesve, këto reklama janë në gjendje të ulin jetëgjatësinë e baterisë nag 2.1 deri në 2.5 orë në ditë. Këto aplikacione falas që përmbajnë reklama përdorin 79 % më shumë trafik sesa ato pa reklama.

Ky hulumtim do të prezantohet formalisht në Konferencën Ndërkombëtare të Inxhinierisë Softuerike muajin e ardhshëm në Itali.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT