Pse na dridhet syri? Çka paralajmeron kjo

Ne shqiptarët kur na dridhet qepalla themi: “Nëse të lëviz syri i majtë do të marrësh një lajm të keq e nëse i djathti do marrësh një lajm të mirë. Ose edhe “Mos i trego njeriu sepse syri gjithë botën shikon por askujt nuk i tregon”. Por cilët janë shkaktarët e vërtetë?

Dridhja e qepallës ose siç njihet në gjuhë shkencore, myokymia, ndodh kur muskujt dhe nervat rreth syrit simulohen. Lodhja dhe pagjumësia janë dy nga shkaktarët, prandaj sigurohuni që të bëni gjumë të mirë. Protagonistë të këtij problemi, përpos dëmeve të tjera që shkaktojnë, janë edhe alkoli, duhani apo kafeina. Dhe në fund, është stresi. Çdo situatë stresuese,pozitive apo negative qoftë ajo, shkakton tik-e nervore. Nëse doni që qepallat tuaja të mos ju “tradhëtojnë” tek të tjerët, atëhere merrini gjërat me qetësi!

Tik-u nervor i syrit është diçka jo shqetësuese por vetëm nëse ndodh rrallë. Kur ju ndjeni që ai përsëritet për një kohë shumë të gjtaë, bëni mirë të paraqiteni tek mjeku. Mund të jetë simptomë e sëmundjes së Parkinsonit, një çregullimi nervor ose ju thjesht mund të keni nevojë për syze. Burimi: The Independent

- Advertisement -

MË TË FUNDIT