Pse i hëngri fjalët Adem Grabovci për demarkacionin me Malin e Zi?

Shkruan: Hysni Gashi     /   

Shefi i shefave thotë se Demarkacioni është ne dëm të Kosovës, dhe shumë mirë që e paske kuptua mbas 8 muajve. Po z.Grabovci, Demerkacioni demton Kosovën për 8200 hektar dhe ketë u kemi thenë qe ditën e nënshkrimit nga shefi juaj.

Por ju për të ju bindur u dasht me u ngritë populli në protesta të përgjakshme e besa deputet me përdorë mjete të palejueshme për të ju bindur. Por z.Grabovci, Hashim Thaçi dhe Atifetja kur thonin se Dmerkacioni qenka bëre ne dëm të vendit, dhe kur ekipi ndërkombëtar erdhi dhe u vu në sherbim tuajin me parat e taksapagueseve kosovare ishit ju këtu? Po kur opozita dhe qytetarët me 204 mije nënshkrime kundershtuan Demerkacionit ishit ju këtu? Kur shefi juaj dhe vartesit e ti donin ta legalizonin tradhetinë me humbje toke ishit ju këtu? Turp z.Grabofeci! Turp për ju, partinë tuaj dhe partnerin që udheheqeni! Turp keni berë dhe keni shkelur mbi gjakun e deshmorëve dhe mbi votat që i merrni në emer të UÇK-së.

Të dashur qytetarë, Mos të harrojm se shefi i shefave Adem Grabovci me shefin e tij Thaçin thonin se është në rregull dhe madje në përputhje të plot me Kushtetutën. Madje ata përbetoheshin se asnje pike dhe prejse nuk mund të lëvizet sepse gjithçka ishte në rregull. Asociacioni shkeli plot 23 nene të Kushtetutës ndersa ju ende vazhduat me gjumin e thellë. Kur dikush përbetohët për marrëveshje në dem të Kombit/Shtetit quhet “Teadhetar” z.Grabofci, dhe nese ju duhet ende kohë juve për ta kuptuar tradhetinë, qytetarët që moti ju kanë zhveshur dhe demaskuar se ju dhe vartësit tuaj nuk punojnë për shtetin. Z.Grabovci, ju për ti sjellur mjegull qytetarëve paguat edhe analiste, gazetarë e njerëz të nëntokës për të na bindur, por çka do të thonë ata analista e publicista që na lodhenin duke berë propagand siç benin ne CLICK e emisione tjera kunder Opozites e pro pushtetit. Ju i djegët edhe ata edhe vetën tuaj, ju deshmuat se me e rëndesishme për ju është interesi individual se shteti. Keta analista servil e shtetpërmbysur janë si soji juaj z.Grabovci, dhe me siguri edhe kësaj radhe do sajojnë gënjeshtrat e radhes apo me mire do transmetojnë mbrojtjën e tradhetisë suaj. Edhe sa duhet të binden qytetaret se ju dhe PDK-ja jeni duke e shkatrruar vendin ne të gjitha aspektete e saj, madje edhe duke ja tkurrurr teritorin. Kjo qeveri jo vetem qe duhet shkuar ne shtepi por duhet edhe te përgjigjet për tradheti kombëtare, dhe kur flasim për tradheti kombëtare as Esat Pasha nuk kishte berë me keq se ju, thjeshtë territoret e Shqipërise ja ka falur armikut.

A do te votojn qytetaret prap për keto dy parti që po e tkurrin teritorin e Kosovës e që e kanë lulëzu vendin nga krimi dhe korrupsioni, a do votojnë për tradhetinë kombëtare, a do votojnë gënjeshtaret ordiner dhe të paskrupullt? Jam i bindur se jo! Disahere ne shkrime te mia kam thenë se pa nje opozit të fuqishme nuk do te ketë qeverisje të pergjegjshme dhe demokratike. Kesaj radhe opozita u be bashkë për ti kundershtuar dy marrëveshtjet Asocacionin dhe Dmerkacionin dhe ja arriti qellimin. Paramendoni po mos te ishte opozita gazi lotsjelles dhe protestat ishin harruar Asocacioni dhe Demerkacioni dhe z.Grabovci ishte ende në gjumin e tij qe sheh ëndërr vetem pasurit e Kosovës për ti berë të vetat por jo edhe hallin e qytetarëve. Të till njerëz kunder tokës se tyre, kundër gjakut të tyre, kundër se ardhmes se fëmijeve tanë njohim plot edhe në të kaluarën, prandaj role të ndryshme por te të njejtit sistem lulëzojnë, por kësaj radhe do lulëzon Kosova se nuk ka vend në ketë shtet për ata qe janë kundër ahtetit të tyre.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT